Përplasjet mes studentëve dhe policisë gjatë protestave në Tiranë kanë nxitur reagime të shumta publike.
Mes atyre që kanë shprehur mbështetjen për të rinjtë është edhe Elijona, e cila ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj tyre.
Përmes një komenti, ajo ka shprehur solidaritetin e saj me studentët, duke theksuar se ata po kërkojnë të drejtat e tyre dhe një të ardhme më të mirë.
“Studentët e Tiranës po luftojnë për të drejtat e tyre, për një të ardhme më të mirë dhe për dinjitetin që çdo i ri meriton. Të shohësh të rinjtë që kërkojnë të drejtat e tyre dhe përballen me dhunë nga ata që duhet t’i mbrojnë, është e dhimbshme dhe e papranueshme.
Zëri i studentëve nuk duhet të shtypet, por të dëgjohet. Ata nuk janë armiq, nuk janë kriminelë. Janë e ardhmja e këtij vendi. Solidaritet me studentët e Tiranës”, ka shkruar ajo.
Në reagimin e saj, ish-finalistja e BBVK 4, ka vënë theksin te rëndësia e respektimit të të drejtave të studentëve, duke e cilësuar të papranueshme dhunën ndaj të rinjve që kërkojnë të shprehin pakënaqësitë dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.
Ajo ka bërë thirrje që zëri i studentëve të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të trajtohen me seriozitet, duke rikujtuar se të rinjtë janë pjesë e rëndësishme e së ardhmes së vendit. /Prive By LS



