Një frizurë që Nora Istrefi e kishte realizuar vite më parë po rikthehet sërish në vëmendje, këtë herë përmes paraqitjes së Kim Kardashian.
Stilisti i njohur i flokëve, Kaci, ka publikuar në Instagram një krahasim mes frizurës së këngëtares shqiptare dhe asaj të yllit amerikan, e cila u shfaq së fundmi në tapetin e kuq të “Academy Museum Gala 2026”.
Përmes këtij postimi, ai ka rikujtuar se një stil të tillë e kishte realizuar për Norën shumë vite më parë, duke e shoqëruar fotografinë me mbishkrimin:
“Mirëmëngjesi Kosovë, sot u çova e pashë Kimin. Hello @kimkardashian, e para 18 viteve e kom ba me @noraistrefi”.
Krahasimi i publikuar nga Kaci vë në pah ngjashmërinë mes dy paraqitjeve, duke rikujtuar se stilet e bukurisë që shihen sot te emrat më të njohur të showbiz-it ndërkombëtar, janë realizuar edhe vite më parë nga artistët shqiptarë. /Prive By LS
View this post on Instagram


