Besueshmëria e klinikave vendore po kalon kufijtë e Kosovës, duke tërhequr pacientë ndërkombëtarë që kërkojnë shërbime mjekësore profesionale. Një nga to është edhe “Ozone Hair Clinic”, e cila po vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një qendër e besuar për mbjelljen e flokëve në rajon.
Së fundmi, klinika ka mirëpritur Naga, një paciente e cila udhëtoi nga India për të kryer procedurën e mbjelljes së flokëve. Vendimi i saj për të ardhur në Prishtinë erdhi pas rekomandimeve nga miqtë dhe vlerësimeve pozitive që lexoi online mbi punën e klinikës.
Përveç përgatitjes së stafit mjekësor, pacientët vlerësojnë përkushtimin dhe transparencën gjatë gjithë procesit. Përmes punës korrekte dhe përkujdesjes ndaj detajeve, “Ozone Hair Clinic” po shndërrohet në një adresë të sigurt si për pacientët vendorë, ashtu edhe për ata të huaj. /Prive By LS
View this post on Instagram


