Protestat e fundit në Shqipëri dhe thirrjet e kryeministrit Edi Rama për dialog kanë marrë një tjetër dimension, këtë herë përmes muzikës dhe inteligjencës artificiale.
Regjisori dhe kameramani britanik Frostbite ka realizuar një videoklip me inteligjencë artificiale për reperin Grido, i cili përmes këngës së tij trajton zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
“Katër muaj protestë e le popullin në monolog, e tash i rreh natën e të nesërmen në mëngjes i fton në dialog”, është një nga vargjet e këngës, përmes së cilës reperi kritikon qasjen e kryeministrit ndaj protestuesve.
Frostbite nuk është një emër i panjohur për industrinë muzikore shqiptare. Ndonëse britanik, ai qëndron pas disa videoklipeve të artistëve shqiptarë, përfshirë edhe projektin “Tanke” të grupit Hellbanianz, të realizuar në rrugët e Londrës.
Regjisori ka krijuar një lidhje të veçantë me shqiptarët, duke bashkëpunuar vazhdimisht me artistë nga Shqipëria dhe Kosova. Madje, ai viziton të dyja vendet rreth katër deri në pesë herë në vit.
Këtë herë, përmes teknologjisë AI, Frostbite ka zgjedhur ta sjellë në mënyrë artistike situatën e fundit në Shqipëri, duke ndërthurur mesazhin e këngës së Gridos me pamje të krijuara nga inteligjenca artificiale. /Prive By LS
View this post on Instagram


