Fero ka reaguar pas zërave që e kanë lidhur emrin e tij me edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka mohuar pjesëmarrjen në këtë format, duke iu drejtuar ndjekësve që kanë hasur informacione për hyrjen e tij të mundshme në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
“Shoh ca dezinformime se do jem pjesë e formatit Big Brother të Kosovës. Nuk do të jem”, ka shkruar Fero, duke i dhënë fund spekulimeve rreth kësaj çështjeje.
Emri i Feros ishte ndër ata që u përfolën për pjesëmarrje në “Big Brother VIP Kosova 5”, pasi u përfshi në një listë me plot personazhe të tjerë të përmendur në rrjete.
Ndërkohë, sezoni i pestë i formatit pritet të nisë më 30 tetor, me kureshtjen e publikut të përqendruar te emrat që do të bëhen pjesë e garës këtë vit.
Me reagimin e tij të fundit, Fero ka bërë të qartë se nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni, pavarësisht aludimeve që qarkulluan ditët e fundit. /Prive By LS



