Influencuesja, Sara Hoxha, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga jeta private.
Në një postim në InstaStory, ajo ka treguar se nuk po ndihet mirë me shëndet, por në këto momente ka pranë vetes një nga njerëzit më të dashur për të, gjyshen.
Në fotografinë e publikuar, gjyshja shihet pranë Sarës në krevat, duke i qëndruar afër gjatë gjithë ditës.
Krahas imazhit, Sara ka ndarë edhe një dedikim, në të cilin shpreh mirënjohjen për kujdesin dhe praninë e gjyshes së saj.
“E sëmurë, por ajo ka qëndruar ulur pranë meje gjithë ditën. Sa me fat që jam”, ka shkruar ajo.
Një moment i thjeshtë, por plot dashuri, që Sara e ka shoqëruar me fjalë mirënjohjeje për gjyshen e saj. /Prive By LS



