Adrian Gaxha ka qenë gjithmonë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private, por kohët e fundit këngëtari duket se ka vendosur të ndajë pak më shumë nga përditshmëria e tij me ndjekësit.
Së fundmi, ai ka publikuar një kolazh fotografish nga një dasmë, ku mes momenteve të ndara ka spikatur edhe një fotografi krah bashkëshortes së tij, Sidorela Dautit.
Të buzëqeshur dhe pranë njëri-tjetrit, çifti ka tërhequr vëmendjen, veçanërisht pasi Adriani nuk është nga ata personazhe që publikojnë shpesh fotografi me partneren.
Por kjo nuk është hera e vetme që artisti ka hapur dyert e jetës së tij private. Së fundmi, ai ka ndarë edhe momente të ëmbla me djalin e tij, duke na njohur me një anë tjetër të Adrianit, atë të babait.
Kujtojmë se ishte Prive By LS që raportoi për martesën e Adrianit me Sidorelën në shkurt të këtij viti, ndërsa në muajin maj dyshja u bënë prindër për herë të parë.
Duket se kjo periudhë e re në jetën e këngëtarit po shoqërohet edhe me një dëshirë më të madhe për t’i ndarë me publikun momentet e bukura familjare. /Prive By LS


