Gazetari Marin Mema ka publikuar një fotografi të re të Erjon Vishkullit nga spitali në Itali, ku 28-vjeçari po trajtohet pas plagosjes së rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.
Në fotografinë e publikuar, Erjoni shfaqet për herë të parë pa fashë, ndërsa syri i dëmtuar vazhdon të jetë i mbyllur.
“Ke ende shumë përpara vetes! Zoti do jetë me djemtë atdhetarë gjithmonë!”, ka shkruar Mema, duke i dhënë kurajë të riut.
Kujtojmë se Erjoni iu nënshtrua një ndërhyrjeje të specializuar në Romë, e cila, sipas autoriteteve shëndetësore, përfundoi me sukses dhe arriti t’ia shpëtonte syrin.
Megjithatë, rikthimi i shikimit mbetet ende një proces që kërkon kohë dhe trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për rrethanat e plagosjes së tij gjatë protestës.
/Prive By LS


