Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, sonte po kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Çifti, i cili lidhjen e tyre e kanë filluar pas përfundimit të eksperiencës televizive, kanë zgjedhur që këtë kapitull të ri ta nisin krah njëri-tjetrit, në praninë e njerëzve të tyre më të afërt.
Në nisje të dasmës, Kushtrimi ka bërë një dedikim të veçantë për Aurorën, duke i kënduar para të ftuarve.
Prive By Liberta Spahiu ka publikuar pamje nga ky moment, ku shihen emocionet e çiftit teksa festojnë ditën e tyre të veçantë.
Në një nga restorantet e kryeqytetit, Aurora dhe Kushtrimi po festojnë martesën e tyre të rrethuar nga familjarë, miq dhe kolegë.
Momenti i dedikimit është pritur me emocione, teksa çifti shihet duke shijuar mbrëmjen e tyre të veçantë së bashku me të ftuarit.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


