Afërsia mes dy aktorëve të serialit Daha 17, Çağan dhe Ceren, ka nxitur diskutime të shumta, pasi fansat po dyshojnë se raporti i tyre mund të jetë më shumë sesa thjesht miqësi.
Dyshimet janë shtuar pas disa detajeve që kanë tërhequr vëmendjen së fundmi.
Përveç momenteve të afërsisë nga prapaskenat e xhirimeve, fansat kanë vënë re se dy aktorët përdorin edhe mbështjellëse të njëjta për telefonat e tyre.
Një tjetër detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re është edhe ndërveprimi i tyre në rrjetet sociale.
Në fotografinë e fundit të publikuar nga Ceren, aktori Çağan ka lënë një koment mjaft interesant: “Zanë?”, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth raportit mes tyre.
Madje, në një intervistë për revistën ALL Magazine, të dy kanë folur për afërsinë që kanë krijuar gjatë xhirimeve.
Ata kanë treguar se kalojnë shumë kohë së bashku edhe jashtë setit, ndërsa kanë theksuar se ekipi është bërë si një familje për ta.
Megjithatë, Ceren ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për raportin mes tyre, duke i cilësuar si miq shumë të mirë.
Pavarësisht kësaj deklarate, detajet e fundit vazhdojnë të mbajnë gjallë kureshtjen: miqësi e ngushtë apo diçka më shumë?/Prive By LS

View this post on Instagram


