Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë një paralajmërim misterioz në rrjetet sociale, vetëm një ditë para nisjes së edicionit të pestë të këtij formati.
Përmes një InstaStory, ai ka publikuar një pamje me simbolikën e syrit dhe mbishkrimin:
“Të gjithë sytë dhe veshët katër. Diçka po vjen…”.
Mesazhi i shkurtër, por intrigues, nuk zbulon se për çfarë bëhet fjalë, duke lënë hapësirë për interpretime dhe duke shtuar kureshtjen e publikut në prag të nisjes së sezonit.
Deri më tani, Alaudini nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me atë që po paralajmëron, ndërsa mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për ndonjë surprizë të veçantë, një njoftim apo diçka që lidhet drejtpërdrejt me spektaklin.
Kujtojmë se edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” nis nesër, më 30 tetor, me pritshmëri dhe interes të madh për emrat që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në vend. /Prive By LS



