Lumbardh Salihu po nis një jetë të re, dhe kësaj here jo në Kosovë!
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është zhvendosur në Kroaci, ku tashmë do të jetojë së bashku me partneren e tij të re.
Sinjali erdhi pak ditë më parë, kur ai publikoi pamje nga Spliti, me mbishkrimin në anglisht: “Një vend i ri për ta quajtur shtëpi”.
Tani, sipas informacioneve të Prive By LS, kjo nuk ishte thjesht një vizitë. Lumbardhi ka vendosur të nisë bashkëjetesën me partneren e tij në Kroaci, pikërisht në pronat që ajo zotëron atje.
Prive By LS raportoi më herët se e dashura e tij është një sipërmarrëse austriake, e angazhuar në disa biznese dhe me prona edhe në Kroaci.
Kështu, pas një periudhe me shumë udhëtime, Lumbardhi duket se ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën personale, duke e zhvendosur përditshmërinë në Split, pranë partneres së tij.


