Kur dukej se Katerina dhe Arnoldi po i jepnin një tjetër mundësi dashurisë së tyre, duket se gjërat mes ish-çiftit nuk po shkojnë aspak mirë.
Në një intervistë të mëparshme për Prive By LS, Katerina kishte lënë të hapur mundësinë e një pajtimi me Arnoldin, duke u shprehur se nëse ai do t’i kushtonte vëmendjen e duhur, mund t’i jepte një mundësi të dytë. Madje, ajo kishte lënë të kuptohej se ndoshta ishin në rrugën drejt ribashkimit.
Mirëpo, burime për Prive By LS bëjnë të ditur se marrëdhënia mes tyre është krisur sërish.
Shkak për këtë, sipas të njëjtave burime, është bërë fakti që Arnoldi nuk ka udhëtuar ende drejt Greqisë për ta vizituar vajzën e tij, të cilën thuhet se nuk e ka parë ende që nga lindja e saj.
Gjatë kësaj periudhe, Arnoldi ka qëndruar në Shqipëri, ndërsa mungesa e një vizite te vajza raportohet se ka krijuar pakënaqësi dhe tensione mes tij dhe Katerinës, pavarësisht tentativave të mëparshme për pajtim.
Ndërkohë, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen. Katerina ka publikuar një video ku shfaqet krah një mashkulli misterioz, identiteti i të cilit mbetet i panjohur.
Nuk dihet se çfarë raporti ka Katerina me mashkullin në fjalë, por kjo paraqitje vjen pikërisht në kohën kur burimet flasin për një tjetër krisje mes saj dhe Arnoldit, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth një pajtimi të mundshëm.
Mbetet të shihet nëse ish-çifti do të arrijë t’i tejkalojë mosmarrëveshjet apo rrugët e tyre janë ndarë përfundimisht. /Prive By LS



