Fituesi i Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj, po shijon jetën e natës në Los Angeles, ku është shfaqur në shoqërinë e një prej emrave më të famshëm të rrjeteve sociale.
Bëhet fjalë për Dixie D’Amelio, yllin amerikan të TikTok-ut, e cila numëron dhjetëra miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Londrimi ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet pranë saj gjatë një feste, duke e etiketuar dhe shoqëruar postimin me mbishkrimin “A sweet HEART”, së bashku me një zemër të bardhë.
Për ata që nuk e njohin, Dixie është motra e Charli D’Amelio, një prej figurave më të mëdha të TikTok-ut. Përveç suksesit në rrjete sociale, ajo ka ndërtuar edhe karrierë muzikore, me bashkëpunime me artistë si Liam Payne dhe Wiz Khalifa.
Nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova te festat e Los Angelesit, Londrimi po vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij, këtë herë në shoqërinë e një ylli me famë ndërkombëtare. /Prive By LS


