Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Fifi dhe Pirro Çako, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Kënga e tyre mban titullin “Të kam në mend” dhe është publikuar sot, në kanalin zyrtar të Fifit në YouTube.
Për realizimin e këtij projekti është kujdesur vetë kantautori i mirënjohur Pirro Çako, i cili mban autorësinë si për muzikën ashtu edhe për tekstin e këngës.
Ana vizuale e “Të kam në mend” i është besuar profesionistëve të MaxProduction, të cilët kanë sjellë videoklipin që shoqëron këngën.
Projekti vjen nën menaxhimin e partnerit të Fifit, Adis Patushit dhe të plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë.
/Prive By Liberta Spahiu


