Ish-fituesi i edicionit të tetë të “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, po kalon pa dyshim një nga periudhat më të bukura të jetës së tij. Vetëm një muaj pasi i dha fund beqarisë, partnerja e tij, ka konfirmuar lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Konfirmimi i kësaj pritjeje të ëmbël ka ardhur pikërisht nga vetë Rrezja përmes rrjeteve sociale. Ajo ka publikuar për herë të parë një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar kështu shtatzëninë. Në imazhin e ndarë në Instastory, ajo shkruan: “Në epokën time si nënë”, duke ndarë gëzimin e madh me ndjekësit.
Kujtojmë se ky lajm i gëzueshëm vjen fill pas kurorëzimit të dashurisë së dyshes. Muajin që lamë pas, çifti i dha fund beqarisë përmes një dasme të madhe dhe mjaft tradicionale të organizuar në qytetin e Prizrenit, ku mblodhën miq, të afërm dhe shumë figura të njohura publike.
View this post on Instagram
Tani, vetëm pak javë pas festës së madhe të martesës, dyshja ka nisur një kapitull të ri akoma më emocionues, duke u përgatitur për të mirëpritur anëtarin e ri të familjes.
/Prive By Liberta Spahiu



