E ftuar rubrikën “25 Pyetje” pas publikimit të “EP IV” Nora Istrefi nuk u shpëtoi ngacmimeve rreth jetës private, veçanërisht raportit me ish-bashkëshortin, Robert Berishën. Zërat për një rikthim të mundshëm kanë qarkulluar javët e fundit, sidomos pas asaj darkës së tyre në Zvicër dhe deklaratave të Robertit, i cili para disa ditësh la të hapur çdo mundësi. Kur u pyet pikërisht për këto thashetheme që kanë pushtuar mediat, Nora reagoi fillimisht duke qeshur dhe u shpreh shkurt: “A fillut ju?”.
Menjëherë pas kësaj, biseda kaloi në një rrafsh pak më të thellë, duke u ndalur te mundësitë e dyta në një raport. E pyetur drejtpërdrejt nëse beson se njerëzit dhe marrëdhëniet e meritojnë një shans të dytë, Nora dha një përgjigje të sinqertë. “Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta,” u shpreh ajo.
Më tej, kur u vu para zgjedhjes nëse do të preferonte një intervistë me ish-partnerin apo një pushim të përbashkët me të, përgjigjja e saj tregoi se ata ruajnë një komunikim shumë të hapur pas ndarjes. “Të dyjat i kam bërë, po,” konfirmoi ajo pa asnjë hezitim.
Ndërkohë që publiku po shijon këngët e reja nga EP “IV”, intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu

