Dyshja e njohur e estradës, Ronela Hajati dhe Majk, kanë konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin e tyre të radhës. Përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, artistët kanë shuar kureshtjen e ndjekësve duke zbuluar titullin dhe datën e lançimit të këngës që pritet të jetë një nga hitet e këtij sezoni.
Projekti mban titullin “A M’DO?” dhe, siç bëhet e ditur nga postimi në Instagram, do të publikohet i plotë më 1 maj. Në videon e shkurtër paralajmëruese, shihen pamje nga një terren malor, duke lënë të kuptohet se klipi do të ketë një estetikë të veçantë vizuale, e xhiruar në natyrë.
Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, duke e konsideruar këtë si një nga bashkëpunimet më interesante të vitit, duke pasur parasysh stilet unike që të dy artistët sjellin në skenë. “Qëndroni gati, ky është vetëm fillimi”, ka qenë mesazhi që shoqëronte postimin, duke lënë të hapur mundësinë për surpriza të tjera në vijim.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


