Brendi i njohur i modës, Stilium, ka organizuar një event të veçantë me rastin e prezantimit të koleksionit të ri, duke mbledhur figura të shumta publike, artistë dhe personalitete të njohura të ekranit shqiptar.
Në këtë event ishte i pranishëm edhe ekipi i Prive by LS, i cili solli atmosferën e eventit dhe intervista ekskluzive me disa prej të ftuarve.
Mes tyre ishin edhe Ola, ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, dhe partneri i saj, Adi, të cilët folën për jetën personale, marrëdhënien e tyre dhe planet për të ardhmen.
E pyetur nëse ka ndonjë risi në lidhjen e tyre dhe nëse martesa është në planet e afërta, Ola u shpreh se aktualisht nuk po nxitojnë drejt një hapi të tillë.
“Martesa nuk është e afërt. Besoj që do të jetë në një moment të dytë, kur ne të jemi më të gatshëm dhe më të plotësuar me veten. Kurdo që të vijë, do të jetë një martesë që ne e ndiejmë”, u shpreh ajo për Prive by LS.
Ndërkohë, Adi foli edhe për angazhimet e tij profesionale, duke zbuluar se është duke përgatitur disa projekte të reja, të cilat pritet të publikohen së shpejti.
Përtej rrëfimeve të të ftuarve, vëmendja e mbrëmjes ishte te koleksioni i ri i Stilium, i cili solli propozime të reja për adhuruesit e modës dhe stilit.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të zbulojnë koleksionin e ri, Stilium ju mirëpret në tri lokacionet e tij: Albi Mall në Prishtinë, Galeria Shopping Mall në Prizren dhe Albi Mall në Gjilan. /Prive By LS


