Vetëm një ditë para finales së madhe të “Ferma VIP”, ku tensioni dhe emocionet e garës kanë arritur pikën më të lartë, banorët kanë gjetur kohën e duhur për të thyer rutinën me një dozë të mirë humori. Dy nga finalistët më të komentuar, Iliri dhe Mimoza Ahmeti, kanë lënë mënjanë për pak momente strategjitë e lojës për t’i dhuruar publikut dhe bashkëjetuesve të tyre një skenë vërtet të këndshme. Dyshja ka simuluar një “dasmë” mes tyre, duke u përfshirë në një situatë sa argëtuese aq edhe të çlirët.
Në këtë ceremoni të improvizuar brenda ambienteve të fermës, nuk ka munguar as detaji kryesor që i vuri vulën momentit gazmor: puthja.
Të zhytur në pishinë dhe të përfshirë nga e qeshura, Iliri dhe Mimoza kanë shkëmbyer një puthje në buzë, e cila ka shkaktuar menjëherë reagime.
Një pjesë e ndjekësve e kanë kritikuar Mozën për qasjen e ditëve të fundit ndaj Bujakës.
Kjo “martesë” e tyre ka shërbyer si një mekanizëm i shkëlqyer për të ulur stresin para natës kur do të shpallet fituesi. Pavarësisht faktit që të dy janë pretendentë të fortë për çmimin e madh dhe konkurrenca është reale, ata treguan anën e tyre më njerëzore dhe pa komplekse, duke vërtetuar se përtej mureve të një formati televiziv ka ende hapësirë për lojë të pastër dhe miqësi. Mbetet për t’u parë nëse kjo energji pozitive do t’i shoqërojë dyshen deri në momentin e kurorëzimit final të këtij edicioni. /Prive By Liberta Spahiu


