Aktori i njohur hollivudian, Jamie Foxx, është bërë baba për herë të tretë në moshën 58-vjeçare, duke sjellë një lajm të bukur nga jeta e tij private.
Fituesi i çmimit Oscar dhe partnerja e tij 31-vjeçare, Alyce Huckstepp, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku. Lajmi është konfirmuar nga burime për revistën amerikane People.
Foxx është tashmë baba i dy vajzave nga lidhjet e mëparshme, Corinne, 32 vjeçe, dhe Anelise, 18 vjeçe. Ndërkohë, për partneren e tij Alyce ky është fëmija i parë.
Lajmi për shtatzëninë e çiftit ishte bërë publik në maj të këtij viti, ndërsa ardhja në jetë e foshnjës shënon një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre.
Kujtojmë se Jamie dhe Alyce kishin kaluar edhe periudha të vështira në lidhjen e tyre. Pas raportimeve për një ndarje në fillim të vitit 2025, dyshja u panë sërish bashkë disa muaj më vonë, duke konfirmuar kështu rikthimin e romancës.
Në muajin gusht, aktori kishte folur edhe për emocionet e të bërit baba në këtë moshë, duke pranuar se fillimisht kishte pasur dilema, por se një bisedë me aktorin legjendar Al Pacino e kishte bërë ta shihte ndryshe këtë përvojë.

Deri më tani, çifti nuk ka zbuluar publikisht emrin apo gjininë e foshnjës, duke preferuar t’i mbajë private detajet e këtij momenti të veçantë familjar. /Prive By LS


