Në intervistën për Prive By LS, Doresa ka vazhduar me deklarata të forta, duke sjellë pretendime të tjera lidhur me bullizimin që thotë se ka përjetuar nëntë vite më parë nga një grup vajzash shqiptare.
Në rrëfimin e saj, ku ka përmendur edhe Jonën, banoren e Big Brother VIP Kosova 5, Doresa pretendon se nuk ka qenë e vetmja që është përballur me fyerje, poshtërime dhe bullizim, përjetime të cilat thotë se nuk i ka harruar as sot.
Madje, sipas saj, në mesin e personave që pretendohet se janë prekur nga veprimet e këtij grupi ka edhe emra të njohur të estradës shqiptare, përfshirë këngëtare dhe influencere.
Doresa ka deklaruar se pas rikthimit të kësaj historie në vëmendjen publike, ka pranuar mesazhe të shumta nga gra të njohura, të cilat, sipas saj, i kanë rrëfyer përvoja të ngjashme.
“Unë kam marrë shumë mesazhe, shumë forcë prej shumë këngëtareve, influencereve, edhe ato kanë hequr shumë keq prej kësaj. Mund t’ju them që ka shumë këngëtare më të famshme se unë që kanë hequr shumë keq prej Fatjonës. Këto gjëra nuk i kam ditur, por i kam marrë vesh këto ditë”, është shprehur Doresa për Prive by LS.
Me këto deklarata, influencerja pretendon se numri i vajzave që mund të jenë përballur me situata të ngjashme është më i madh sesa kishte menduar fillimisht.
Ajo ka lënë të kuptohet se disa prej këtyre përvojave i ka mësuar vetëm ditët e fundit, pas mesazheve që pretendon se ka marrë nga personazhe të njohura të skenës shqiptare.
Doresa ka theksuar se për vite me radhë kishte menduar se ishte e vetmja që kishte kaluar nëpër një situatë të tillë, ndërsa rrëfimet që thotë se ka pranuar së fundmi e kanë bërë ta shohë ndryshe atë periudhë.
Kujtojmë se në intervistën për Prive by LS, ajo ka rrëfyer edhe për pasojat emocionale të asaj kohe, duke pretenduar se ishte përballur me akuza denigruese dhe publikimin e materialeve fyese në një grup në Facebook.
Për më shumë nga rrëfimi i Doresës dhe pretendimet e saj lidhur me këtë histori, ndiqni intervistën e plotë ekskluzive në Prive by LS.
Theksojmë se deklaratat lidhur me personat e përmendur përfaqësojnë versionin dhe pretendimet e Doresës, ndërsa Prive By LS është e hapur për reagimin e çdo personi tjetër të përmendur në këtë histori, në mënyrë që të gjitha palët të kenë mundësi të deklarojnë versionin e tyre.


