Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, feston sot ditëlindjen, ndërsa këtë ditë të veçantë po e kalon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Londrimi ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e tij, ndërsa në mesin e ish-banorëve të BBVK 4 që e kanë uruar publikisht janë Benita Zena dhe Bia Khalifa.


Megjithatë, ajo që bie në sy është mungesa e urimeve publike nga dy ish-finalistët, Klodi dhe Elijona, me të cilët Londrimi kishte ndarë shumë momente gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Deri më tani, të paktën publikisht, dyshja nuk ka ndarë ndonjë urim për fituesin e BBVK 4.
Kujtojmë se marrëdhëniet mes tyre kanë qenë në vëmendje edhe pas përfundimit të spektaklit.
Ndërkohë, ditëlindja e Londrimit është bërë edhe më e veçantë falë një surprize të përgatitur nga fansat e tij në Amerikë.
Në mes të Times Square në New York, në një nga ekranet gjigante është shfaqur imazhi i tij me mbishkrimin “BORN TO SHINE”, një moment që duket se e ka emocionuar këngëtarin.
Londrimi ka ndarë pamjet në Instagram, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen ndaj mbështetësve të tij.

Kështu, disa muaj pas triumfit në Big Brother VIP Kosova 4, Londrimi vazhdon të shijojë mbështetjen e fansave, këtë herë edhe përtej Atlantikut.
Shumë urime edhe nga ne Londrim! /Prive By LS



