Dy aktorët e njohur turq, Hazal Filiz Küçükköse dhe Kaan Urgancıoğlu, të cilët rrëmbyen zemrat e publikut me rolet e tyre në serialin e famshëm “Kara Sevda” (Dashuri e Pafund), janë shfaqur sërish bashkë pas shumë vitesh.
Aktorët, të njohur për publikun shqiptar si Zeynep dhe Emir, janë shfaqur së bashku në një fotografi që ka rikthyer nostalgjinë te adhuruesit e serialit.
Të dy aktorët ishin gjithashtu të pranishëm në festimet për 10-vjetorin e Netflix në Turqi, ku morën pjesë emra të shumtë të njohur të kinematografisë turke.
Fotografia e përbashkët është shpërndarë nga aktorja në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje dy personazhet dhe historinë e tyre të ndërlikuar në serial.
Kujtojmë se “Kara Sevda” ishte një nga serialet më të suksesshme turke, i cili pati jehonë të madhe edhe te publiku shqiptar.
Ndonëse kanë kaluar vite nga përfundimi i serialit, duket se Zeynep dhe Emir vazhdojnë të mbeten ndër personazhet që publiku i kujton me nostalgji. /Prive By LS



