Një modele dhe krijuese përmbajtjeje nga Argjentina po korr një vëmendje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së saj të pabesueshme me yllin e muzikës pop, Dua Lipa.
Videot e modeles Carolina po bëhen virale çdo ditë e më shumë, duke grumbulluar mijëra shikime.
Modelja e modës publikon shpesh video ku përdor pikërisht hitet e këngëtares me origjinë shqiptare, si projektin “Training Season”.
Tiparet e saj të fytyrës, flokët e errët dhe veçanërisht pamja nga profili i kanë bërë ndjekësit të mbeten pa fjalë nga ngjashmëria me artisten.Pjesa e komenteve në profilin e saj është mbushur me reagime nga e gjithë bota.
Shumë përdorues shkruajnë se ajo duket fiks si “motër binjake” me Dua Lipën, ndërsa të tjerë pranojnë se në shikim të parë e kanë ngatërruar plotësisht me vetë këngëtaren.

Kjo ngjashmëri ka ngritur madje edhe dyshime te një pjesë e publikut online. Disa ndjekës kanë komentuar se në fillim menduan se bëhej fjalë për një imazh apo filtër të krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI), për shkak se tiparet e saj ngjajnë thuajse identike me ato të Dua Lipës.
Pavarësisht kësaj, Carolina po e shfrytëzon mjaft mirë këtë vëmendje organike për të rritur audiencën e saj në platformat dixhitale, ku numri i ndjekësve të saj po rritet me hapa të shpejtë.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


