Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Toney, i ka bërë vetes një dhuratë mjaft të kushtueshme.
Përmes disa postimeve të fundit në llogarinë e tij në Instagram, ai ka zbuluar aksesorin e ri luksoz që i ka shtuar koleksionit të tij: një orë të markës prestigjioze “Rolex”.
Këtë moment ai e ka kaluar pranë partneres së tij, Egës. Dyshja kanë vizituar së bashku një nga sallonet më të njohura të orëve luksoze, “Bucherer 1888”, gjatë ngjarjes “Geneva Watch Days”, ku Toney ka bërë edhe përzgjedhjen e tij të veçantë.
Përzgjedhja e tij është modeli klasik “Rolex Datejust” në variantin dyngjyrësh (çelik dhe ari rozë “Everose”), i pajisur me kornizën karakteristike të dhëmbëzuar dhe rripin e tipit “Jubilee”. Bazuar në specifikat e këtij modeli në tregun zyrtar të orëve luksoze, vlera e tij varion nga 14,000 deri në 17,000 euro, varësisht nga madhësia e kornizës.
Toney nuk ka hezituar ta vendosë menjëherë në dorë aksesorin e ri, duke marrë pëlqime dhe urime të shumta nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
E gëzofsh Toney! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


