Tayna mund të jetë drejt një bashkëpunimi të ri muzikor, këtë herë me DJ dhe producentin e njohur ndërkombëtar, HVMZA.
Gjithçka nisi nga një koment i një ndjekësi në Instagram, i cili iu drejtua artistit duke e pyetur për mundësinë e realizimit të një kënge me Taynën gjatë vizitës së tij në Tiranë.
“Ti vjen në Tiranë dhe nuk realizon një këngë me Taynën, si kështu?”, ishte komenti i ndjekësit.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte përgjigjja e vetë HVMZA-s, i cili nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.
“Duhet ta bëjmë”, shkroi ai, duke etiketuar drejtpërdrejt Taynën dhe duke e shoqëruar përgjigjen me një emoji.
HVMZA është një DJ dhe producent i njohur për muzikën elektronike, veçanërisht për zhanrin Afro House, ndërsa një bashkëpunim i mundshëm me këngëtaren shqiptare do të sillte një kombinim interesant muzikor.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse ky shkëmbim komentesh do të konkretizohet në një projekt të përbashkët, pasi deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga artistët. /Prive By LS



