Grimerja e njohur Edita Abazi ishte së fundmi protagoniste e rubrikës 60 Sekonda në Prive By LS, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh interesante në intervistën më të shkurtër të Prive By LS.
Gjatë intervistës, Edita u përball edhe me një pyetje që mund të ketë ngjallur kureshtjen e shumë ndjekësve:
A do ta shohim atë si banore të Big Brother VIP Kosova?
Por, kjo nuk ishte pyetja e vetme që lidhej me formatin e njohur televiziv. E pyetur se kush është lojtari më i mirë në historinë e Big Brother VIP Kosova, ajo zgjodhi Gjestin.
Ndër të tjera, grimerja u vu edhe përballë një zgjedhjeje mes Elijonës dhe Loredana Bratit, duke treguar se me cilën prej tyre e ka më të lehtë të punojë.
Po çfarë u përgjigj Edita për një pjesëmarrje të mundshme në Big Brother VIP Kosova dhe kë zgjodhi mes dy vajzave?
Përgjigjet e saj dhe intervistën e plotë në “60 Sekonda” për Prive By LS mund t’i ndiqni në videon më poshtë.


