Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, ka nisur xhirimet e projektit të tij më të ri.
Bëhet fjalë për serialin “Eşref Tek”, xhirimet e të cilit kanë filluar në Qipro, ku aktori është fotografuar gjatë punës në sheshxhirim.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë atmosferën nga xhirimet, ndërsa projekti pritet të sjellë një histori që do të zbulojë më shumë nga e kaluara e personazhit të njohur Eşref.
Seriali, i cili do të transmetohet në platformën Prime Video, do të përbëhet nga tetë episode dhe do të fokusohet në ngjarjet që kanë formësuar jetën e Eşrefit, përpara zhvillimeve të njohura për publikun nga “Eşref Rüya”.
Krahas Ulusoyt, në projekt do të luajnë edhe Aybüke Pusat, e njohur për rolin e Derinit, si dhe Görkem Sevindik, i cili do të rikthehet në rolin e Kadirit.
Sipas mediave turke, xhirimet në Qipro kanë nisur me skena në kazino, ndërsa kastit i janë bashkuar edhe emra të tjerë të njohur të kinematografisë turke.
“Eşref Tek” pritet të vijë para publikut gjatë muajit dhjetor, megjithëse data e saktë e premierës ende nuk është bërë e ditur.
Ndërkohë, fotografitë e para nga sheshxhirimi kanë shtuar kureshtjen e fansave, të cilët presin të zbulojnë një anë tjetër të historisë së Eşrefit. /Prive By LS
View this post on Instagram


