Yll Limani ka përgatitur një surprizë të veçantë për fansat e tij, duke paralajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në InstaStory, këngëtari ka zbuluar se ka realizuar një version të ri të këngës së njohur “Akoma të du” nga Bertan Asllani.
“E keni lyp shumë ‘Akoma të du’, n’18:00 e keni n’YouTube”, ka shkruar Ylli, duke konfirmuar kështu edhe orën e publikimit.
Duket se kërkesa e vazhdueshme e fansave është bërë realitet, ndërsa mbetet të shihet se si do të tingëllojë kjo këngë e dashur në interpretimin e Yll Limanit. /Prive By LS



