Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ndodh e papritura, bëhen bashkë Shkurtja dhe Shyhretja
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Ndodh e papritura, bëhen bashkë Shkurtja dhe Shyhretja
Yjet

Ndodh e papritura, bëhen bashkë Shkurtja dhe Shyhretja

Written by:
Prive
Last updated: 21 Maj, 2025
Share

Një pamje e rrallë që ka ngjallur interes të madh në publik: Shyhrete Behluli dhe Shkurte Fejza, dy prej emrave më të mëdhenj të muzikës popullore shqiptare, janë parë sot në të njëjtin vend, pas shumë vitesh ftohjeje të njohur publike.

Ngjarja ka ndodhur në Mushtisht, me rastin e përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Afërdita”, në praninë e kryetarit të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe të këngëtares tjetër të njohur nga i njëjti fshat, Remzie Osmani.

Shyhrete dhe Shkurta ndodheshin shumë pranë njëra-tjetrës gjatë prerjes simbolike të shiritit, por pa asnjë shenjë komunikimi mes tyre – as përqafim, as përshëndetje. Thjesht heshtje e ftohtë, por një prani që vetvetiu bëri më shumë zhurmë se çdo fjalë.

Çfarë ka ndodhur mes tyre?

Përplasja mes tyre është aluduar për më shumë se një dekadë, por nuk është mohuar asnjëherë plotësisht. Në vitin 2014, Shkurte Fejza e pyetur nëse kishte ndonjë raport me Shyhreten, ajo zgjodhi të mos komentonte nëpër intervista

Nga ana tjetër, Shyhrete Behluli është shprehur disa herë se:

“Ka pasur kolege me të cilat nuk kemi pasur marrëdhënie të ngushta, por kjo nuk do të thotë se ka ndonjë armiqësi. Thjesht rrugët ndahen.”

Burime të afërta me industrinë kanë përfolur për një ftohje që lidhet me përplasjet për organizime koncertesh dhe rivalitete artistike, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga palët.

Sido që të jetë e vërteta, ajo që ndodhi sot në Mushtisht është një moment i shënuar për muzikën popullore e shoubizzin! Dy bilbila të artë në të njëjtin vend, pas kaq shumë vitesh largësi. Ndoshta nuk ishte pajtim, por ishte një fillim… në heshtje. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Blero reagon ashpër pas ndarjes?
Next Article Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Me stil, Dafina i bën ‘diss’ Elvanës dhe ‘lufta’ mesa duket sapo filloi!

‘Lumja toka’ është kënga më e re e Elvana…

Writen by
Prive
19 Maj, 2025
Yjet

11 këngë të reja nga Elvana Gjata – “Trilogji” ka nisur!

Elvana Gjata ka publikuar më në fund albumin e…

Writen by
Prive
13 Qershor, 2025
Yjet

Bonarti me dedikim të veçantë për Festën në ditëlindjen e saj!

Blogerja Festa Qoqaj feston sot ditëlindjen e saj. E…

Writen by
Prive
27 Shkurt, 2025
ModëYjet

Dua Lipa shpallet një nga artistet më me stil për vitin 2024

Ekspertët e industrisë së modës kanë votuar dhe rezultatet…

Writen by
admin
21 Janar, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?