Ariana Fejzullahu njihet për stilin e saj elegant dhe kujdesin që i kushton çdo detaji të paraqitjes, nga veshjet e deri te aksesorët dhe parfumet që zgjedh.
Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria, por edhe preferencat e saj në botën e modës dhe bukurisë.
Së fundmi, Ariana ka tërhequr vëmendjen me një parfum që duket se ka zënë vend mes të preferuarve të saj.
Bëhet fjalë për “Atomic Rose” nga Initio, një parfum i njohur për aromën e tij intensive dhe elegante, ku në qendër qëndrojnë notat e trëndafilit.
Në një publikim në Instagram, ajo ka ndarë një fotografi të parfumit me shishe në ngjyrë të errët dhe detaje të arta, duke etiketuar edhe Maison de Parfum Prishtina.
Për ata që janë kureshtarë të dinë se cilën aromë ka zgjedhur Ariana, parfumi “Atomic Rose” nga Initio mund të gjendet në Maison de Parfum.
E duket se, krahas stilit të saj të kuruar, Ariana i kushton vëmendje edhe aromës që e shoqëron në përditshmëri. /Prive By LS
Kliko më poshtë për produktin!



