Këngëtari Labinot Rexha ka ndarë me ndjekësit e tij një tjetër moment me Gani Gecin. Këtë herë, Geci i ka shkuar për vizitë Rexhës në Gjenevë, ku të dy janë takuar për të pirë kafe së bashku.
Rexha ka publikuar një video në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me një mbishkrim me tone humori, duke bërë shaka me ardhjen e mikut të tij në Zvicër.
“Erdhi në Gjenevë, në odë, me më zë këtu… Kuku, çfarë halli! Pak shaka, respekt për mikun tim!”, ka shkruar këngëtari.
Por, nuk ka munguar as shkëmbimi i batutave mes tyre.
Në video, Gani Geci dëgjohet duke thënë me shaka:
“Ka kujtuar që nuk e takoj apo nuk e zë, hahahaha”, ndërsa Rexha ia kthen: “Kisha shkruar diçka, kisha gabuar edhe erdhi ky në Gjenevë”.
Geci vazhdon me humor, duke ia kthyer:
“Eee, Evropa e vogël”.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja shfaqen së bashku.
Pas lajmeve për lirimin e Gani Gecit nga paraburgimi, Labinot Rexha kishte publikuar edhe një fotografi me të, duke shprehur respektin dhe vlerësimin për mikun e tij.
Këtë herë, takimi i tyre në Gjenevë është shoqëruar me humor dhe batuta, të cilat këngëtari ka zgjedhur t’i ndajë edhe me ndjekësit e tij.
/Prive By LS
View this post on Instagram
View this post on Instagram


