Ish-e dashura e reperit Mak Zogaj brenda Big Brother VIP Kosova? Zbulohet emri i banores për të cilën foli këngëtari!
Një deklaratë e papritur e tij ka ngjallur kureshtje dhe ka hapur diskutime për jetën sentimentale të një prej banoreve të këtij edicioni.
Në një bisedë me Elita Rudin, Mak Zogaj u pyet drejtpërdrejt nëse ish-partnerja e tij ndodhet aktualisht brenda shtëpisë së Big Brother.
Përgjigjja ishte e shkurtër, por mjaftoi për të nxitur aludime. Këngëtari konfirmoi me një “Po”, pa zbuluar identitetin e vajzës për të cilën po fliste.

Por kush është banorja në fjalë?
Burime ekskluzive të Prive By LS bëjnë të ditur se Mak Zogaj e ka pasur fjalën për Nora Tushin!
Sipas burimeve tona, njohja mes tyre daton rreth viteve 2023–2024, por mbetet e paqartë se çfarë raporti kanë pasur realisht.
Prive By LS nuk ka arritur të konfirmojë në mënyrë të pavarur nëse mes tyre ka ekzistuar vërtet një lidhje dashurie apo bëhet fjalë vetëm për një njohje.
Ndërkohë, gjatë së njëjtës bisedë, Maku nuk e përjashtoi as mundësinë që një ditë t’i kushtonte këngë një ish-partnereje.
E ndërsa Maku ka zgjedhur të tregojë vetëm një pjesë të historisë, Nora ndodhet brenda shtëpisë, pa e ditur se emri i saj direkt apo indirekt është bërë pjesë e kësaj bisede jashtë.
A do të mbetet kjo një histori e së kaluarës, apo do të ketë ende diçka për t’u zbuluar? /Prive By LS



