Këngëtarja e njohur Fatlinda Beqiri ishte së fundmi e ftuar në një intervistë për Prive by LS, ku foli për deklaratën e Nichi-t në “Big Brother VIP Kosova 5”, si dhe për raportin e tij me Antonetën brenda shtëpisë.
Gjatë intervistës, Fatlinda u pyet edhe për afrimitetin mes Nichi-t dhe Antonetës, dy banorëve që kanë tërhequr vëmendjen e publikut me raportin e tyre.
Këngëtarja u shpreh se ka vënë re që publiku e pëlqen shumë këtë dyshe, duke treguar se edhe vetë ka parë video dhe montazhe të tyre në rrjetet sociale.
Megjithatë, ajo theksoi se personalisht nuk e sheh Nichi-n në një lidhje me Antonetën.
“Nuk e di, Nichi-n unë e shoh veç vetë. I kam parë editset në rrjete sociale, por Nichi-n unë e shoh veç vetë”, u shpreh Fatlinda.
Pavarësisht kësaj, këngëtarja nuk i kurseu fjalët e mira për Nichi-n, duke e cilësuar si një djalë shumë të mirë.
Madje, ajo shtoi se nëse mes tij dhe Antonetës do të lindte diçka më shumë se miqësi, kjo e fundit do të ishte me fat, pasi sipas saj, çdo vajzë do të ishte me fat ta kishte Nichi-n në krah.
Kujtojmë se Fatlinda dhe Nichi u rikthyen në qendër të vëmendjes pas deklaratës së këtij të fundit në BBVK 5, ku tha se këngëtares i ishte ndaluar të këndonte për 25 vjet, deklaratë për të cilën Fatlinda dha sqarimet e saj në intervistën për Prive by LS.


