Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Alby The Goat, ka festuar ditëlindjen në SHBA, e rrethuar nga partneri dhe dy vajzat e saj.
Ajo ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga kjo ditë e veçantë. Në njërën shfaqet me dy vajzat, ndërsa në tjetrën shkëmben një puthje me partnerin.
Alby, e cila u bë e njohur për publikun edhe përmes pjesëmarrjes në BBVK 2, ka marrë urime të shumta nga ndjekësit. Pamjet familjare kanë tërhequr vëmendje, teksa ajo ka festuar një tjetër ditëlindje pranë njerëzve të saj më të afërt.



