Mbrëmë në “Ferma VIP” ka ndodhur një nga momentet më të papritura të këtij edicioni.
Protagonistët e kësaj skene që po bën xhiron e rrjetit janë balerini Ilir Shaqiri dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, kjo e fundit e cila ka habitur banorët e tjerë me veprimin e fundit.
Gjithçka nisi në kuadër të një loje mjaft popullore brenda shtëpisë: sfida e “mos reagimit”. Ilir Shaqiri, duke u përpjekur të bënte Mozën të humbiste përqendrimin dhe të qeshte, u afrua shumë pranë saj duke përdorur mimika dhe gjeste provokuese. Mirëpo, strategjia e tij mori një kthesë që ai nuk e kishte parashikuar.
Në vend që të qeshte apo të spostohej, Mimoza Ahmeti ruajti qetësinë dhe e pyeti balerinin: “A të bëj një gjë të frikshme?”. Pa pritur asnjë sekondë, shkrimtarja i kapi fytyrën me duar dhe e puthi Ilirin direkt në buzë. Ky veprim solli reagime të menjëhershme në dhomë, ku banorët e tjerë nuk e fshehën habinë ndaj veprimit të Mozës.
/Prive By Liberta Spahiu
@vipshqipe.al #mimozaahmeti #fermavip #viral #reels #viralvideo ♬ original sound – vipshqipe.al


