Nëse e mbani mend takimin dramatik të Olës me të vëllain në “Ferma VIP”, me siguri ju kujtohet edhe pyetja e tij që bëri xhiron e rrjetit: “Nëse një zog bie në dashuri me një peshk, cila është zgjidhja?”.
Atëkohë, Fabianit nuk i pëlqeu aspak afrimiteti i të motrës me Adionin dhe hyri në fermë me tone mjaft të ashpra, duke sjellë edhe një lloj tronditjeje në marrëdhënien e dyshes brenda formatit.
Por, ndërsa edicioni i tretë i “Ferma VIP” është ende në vazhdim e sipër, situata jashtë ka marrë një kthesë krejt tjetër dhe “zogu me peshkun” duket se po e gjejnë zgjidhjen.
Ola ka ndarë së fundmi një imazh në rrjetet sociale ku tregon se gjërat mes djemve janë zbutur plotësisht.
Në foton e publikuar, Adioni dhe vëllai i Olës, Fabiani, shihen bashkë në një studio duke luajtur lojëra në ekran, në momente mjaft miqësore dhe të relaksuara.
Distanca dhe tensioni i takimit televiziv duket se kanë mbetur pas, pasi djemtë tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe po kalojnë kohë bashkë jashtë kamerave të reality show-t. /Prive By Liberta Spahiu



