Aktorja e njohur turke, Cemre Baysel, dhe futbollisti i kombëtares turke, njëherësh lojtar i Beşiktaşit, Emirhan Topçu, janë në një lidhje dashurie, e cila u bë publike ditët e fundit.

Baysel e kishte konfirmuar lidhjen e tyre duke u shprehur për herë të parë: “Ju kisha thënë se nëse do të ndodhte diçka, do ta shihnit ose do ta dëgjonit. Ja pra, sa bukur që e keni marrë vesh”.
Çifti tashmë nuk po e fsheh më dashurinë, madje ka nisur ta shfaqë atë edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, futbollisti ka publikuar për herë të parë një fotografi me të dashurën e tij, të shoqëruar me një emoji zemre të kuqe.
Nga ana tjetër, aktorja e ka rishpërndarë postimin në profilin e saj, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe duke konfirmuar edhe një herë romancën e tyre. /Prive By LS



