Vetëm pak javë pasi zbuloi lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël për herë të dytë, moderatorja Sara Gjordeni ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Mes pyetjeve të shumta, ajo që ka marrë vëmendjen ka qenë nëse ajo dhe Bardhi do të organizojnë një festë për zbulimin e gjinisë (gender reveal) për fëmijën e dytë.
View this post on Instagram
Sara ka treguar se, ashtu si me vajzën e tyre të parë Nea, edhe këtë herë kanë vendosur të bëjnë diçka të vogël dhe private, vetëm ajo dhe partneri i saj. Megjithëse me shaka u shpreh se sot ekzistojnë mundësitë madje edhe për të marrë “avion me tym që lëshon ngjyrë”, ata kanë zgjedhur një rrugë tjetër mjaft kuptimplotë.
Arsyeja pas këtij vendimi është sa e ëmbël, aq edhe parimore. Sara shpjegoi se për të është me rëndësi që kur vajza e tyre Nea të rritet, të mos ndihet më pak speciale se fëmija i dytë për shkak të ndonjë feste më të madhe.
“Nuk dua absolutisht diferencime mes fëmijëve. Edhe 10 të kemi, të gjithëve do ua bëjmë njësoj”, ka përfunduar ajo, duke treguar se këtë moment privat do ta ndajnë me ndjekësit e tyre vetëm më vonë përmes rrjeteve sociale. /Prive By Liberta Spahiu



