Valdrina, bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, feston sot ditëlindjen, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur aludimet se ajo mund të jetë pjesë e spektaklit të mbrëmjes së sotme.
Shumë ndjekës kanë menduar se pikërisht në këtë ditë të veçantë, Valdrina mund të hyjë në shtëpinë e BBVK për ta surprizuar bashkëshortin e saj, i cili prej disa javësh ndodhet i izoluar nga familja.
Megjithatë, Valdrina ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave përmes një postimi në Instagram, ku ka bërë të ditur se nuk ndodhet në Kosovë dhe se nuk do të jetë pjesë e ndonjë surprize për Valdetin.
“Fatkeqësisht, s’jam sot në Kosovë me surprizu Valin. Krejt po mendojnë, ama jo”, ka shkruar ajo, duke shuar kështu pritshmëritë e ndjekësve.
Madje, Valdrina ka lënë të kuptohet se nuk ka marrë asnjë ftesë nga produksioni për një surprizë të tillë, duke shtuar me humor:
“S’më kanë thirrur, tybe, e s’ua ndien atyre për Valin si neve”.
Kështu, të paktën sipas deklaratës së saj, Valdrina nuk do të jetë pjesë e spektaklit të sotëm, ndonëse shumë ndjekës kishin shpresuar për një takim emocionues mes çiftit. /Prive By LS



