Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, feston sot ditëlindjen e saj të 44-të.
View this post on Instagram
Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë, kolegët dhe adhuruesit e saj, por një nga urimet më speciale ka ardhur nga motra e saj, Bubulina Krasniqi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bubulina ka ndarë një kolazh me fotografi që përmbledhin momente të ndryshme nga fëmijëria e deri në ditët e sotme. Ajo i ka dedikuar Teutës fjalë shumë të ngrohta, duke e cilësuar si një grua me energji të jashtëzakonshme dhe një motër të cilën ndihet me fat që e ka në jetë.

Teuta mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit dhe teatrit shqiptar, e cila vazhdon të jetë mjaft aktive në jetën publike dhe profesionale, duke gëzuar respektin e vlerësimin e publikut ndër vite.
Kujtojmë se Teuta është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaias.
Madje javën që lamë pas, ish-partneri Blero në një intervistë pë Prive By Liberta Spahiu, tregoi që Teuta e kishte uruar për lindjen e djalit të tij.
Shumë urime! /Prive By Liberta Spahiu


