Një detaj interesant nga jeta e banoreve të Big Brother VIP Kosova ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Valdrina dhe ish-finalistja e këtij formati, Xheneta Fetahu, janë kushërira dhe vijnë nga i njëjti vend, siç mëson Prive By LS.
Valdrina hyri të dielën në shtëpinë e BBVK-së për të qëndruar për 24 orë me Valdetin, por vizita e saj mori një kthesë tjetër.
Pasi Valdeti arriti t’i shpëtonte eliminimit, mbrëmjen e kaluar Valdrina u bë zyrtarisht banore e shtëpisë.
Kështu, dyshja do të vazhdojë garën së bashku, duke konkurruar si një banor i vetëm në këtë edicion të BBVK-së. /Prive By LS
View this post on Instagram


