Prime-i i tetë i “Big Brother VIP Kosova 5” nisi me të qeshura dhe momente argëtuese, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte banori Akil Varfi, i cili u shfaq me një pamje krejtësisht ndryshe.
Akili kishte vendosur të transformohej në një personazh femër, duke mbajtur një paruke të gjatë me flokë të kuq. Personazhin e tij të ri e prezantoi me emrin “Karina Pipi”.
Banori hyri plotësisht në rol, duke bërë shaka dhe duke krijuar situata komike, të cilat sollën të qeshura gjatë spektaklit.
Megjithatë, momenti që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte ai me regjisoren e spektaklit, Arlinda Morina, me të cilën Akili shkëmbeu një puthje në buzë.
Ky moment u bë pjesë e atmosferës humoristike që karakterizoi hapjen e Prime-it të tetë, duke sjellë një anë tjetër të Akilit përpara publikut. /Prive By LS
View this post on Instagram


