Kader Kicaj ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj profesionale, duke realizuar një ëndërr që e kishte që nga fëmijëria.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, së bashku me motrën e saj, ka inauguruar mbrëmjen e kaluar biznesin “Lux Nails”, një sallon të specializuar në kujdesin dhe estetikën e thonjve.
Përmes një postimi në Instagram, Kader ka ndarë emocionet e këtij momenti të veçantë, duke shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
“Një ëndërr e bukur që sot u bë realitet, së bashku me motrën time! Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që ishin pranë nesh dhe na mbështetën në këtë ditë të veçantë”, ka shkruar ajo.
Kështu, krahas angazhimeve të saj në botën e modës dhe rrjeteve sociale, Kader tashmë po e provon veten edhe në botën e biznesit, duke e kthyer një ëndërr të hershme në realitet. /Prive By LS



