Nga 26 nëntori, Marsi largohet nga shenja e Luanit dhe kalon në Virgjëreshë, duke shënuar fillimin e një periudhe të re astrologjike.
Në astrologji, Marsi njihet si planeti i energjisë, ambicies, guximit dhe veprimit. Kalimi i tij në Virgjëreshë lidhet me organizimin, produktivitetin dhe realizimin e planeve që prej kohësh kanë mbetur pezull.
Sipas interpretimeve astrologjike të revistës turke “Indigo Dergisi”, secila shenjë do ta përjetojë ndryshe këtë periudhë.
Dashi: Në fokus do të jenë puna, rutina e përditshme dhe kujdesi ndaj vetes.
Demi: Dashuria dhe kreativiteti marrin vëmendje, ndërsa projektet personale mund të marrin një drejtim të ri.
Binjakët: Përparësi marrin familja, shtëpia dhe çështjet personale.
Gaforrja: Komunikimi, marrëveshjet dhe kontaktet me njerëzit e afërt dalin në plan të parë.
Luani: Financat dhe mundësitë për të shtuar të ardhurat bëhen tema kryesore.
Virgjëresha: Një periudhë e rëndësishme për ndryshime personale, vendime të guximshme dhe realizimin e ambicieve.
Peshorja: Koha për reflektim, qetësi dhe përmbylljen e çështjeve të së kaluarës.
Akrepi: Zgjerimi i rrethit shoqëror, bashkëpunimet dhe planet afatgjata marrin rëndësi.
Shigjetari: Karriera dhe ambiciet profesionale vendosen në qendër të vëmendjes.
Bricjapi: Udhëtimet, edukimi dhe mundësitë e reja jashtë vendit mund të bëhen pjesë e planeve.
Ujori: Financat e përbashkëta, detyrimet ekonomike dhe besimi në marrëdhënie kërkojnë vëmendje.
Peshqit: Dashuria dhe partneritetet marrin një rëndësi të veçantë, ndërsa beqarët mund të përjetojnë njohje të reja.
Kjo periudhë astrologjike bëhet edhe më interesante më 10 janar 2027, kur Marsi nis lëvizjen retrograde, e cila në astrologji lidhet me rivlerësimin e vendimeve dhe planeve të ndërmarra.
Megjithatë, astrologjia sugjeron që gjatë kësaj periudhe të shmangen perfeksionizmi i tepruar, kritikat dhe vendimet impulsive. /Prive By LS


