Aktori i njohur turk, Doğukan Güngör, i cili fitoi popullaritet të madh me rolin e Fatihut në serialin “Kızılcık Şerbeti”, ka folur së fundmi për jetën e tij private.
I ftuar në emisionin “Empati”, aktori ka rrëfyer një histori nga e kaluara, duke treguar se si një sukses profesional i ish-partneres së tij përkoi me përfundimin e lidhjes së tyre.
Güngör tregoi se në atë periudhë ende nuk kishte luajtur ndonjë rol kryesor, ndërsa e dashura e tij, e cila gjithashtu ishte aktore, u largua prej tij sapo siguroi rolin e saj të parë kryesor.
Ndonëse aktori nuk përmendi emra, deklarata e tij bëri që mediat turke ta drejtonin vëmendjen nga aktorja Sude Zülal Güler, me të cilën ai ishte në një lidhje gjatë viteve 2020–2021.
Në atë periudhë, Güler kishte siguruar rolin kryesor në serialin “Kazara Aşk”, ndërsa dyshja i kishte dhënë fund marrëdhënies.
Megjithatë, mbetet e pakonfirmuar nëse Güngör po i referohej pikërisht asaj gjatë intervistës së tij. /Prive By LS
View this post on Instagram


