Njëri prej tyre do t’ju habisë! Këta janë emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5
Prej javësh na janë bërë si të shtëpisë, ua njohim karakteret, historitë e madje edhe zakonet, por a ua dimë të gjithë emrat e vërtetë?
Nisim me Fuegon. Reperi, emri artistik i të cilit në gjuhën spanjolle do të thotë “zjarr”, në të vërtetë quhet Ensar Elshani.
Edhe reperi tjetër i këtij edicioni, Nichi, ka një emër krejtësisht ndryshe nga ai me të cilin është bërë i njohur në industrinë muzikore. Ai quhet Bleon Krasniqi. Ndërkohë, emri i plotë i Bejtës është Daors Bejta.
Regjisorja, të cilën thuajse të gjithë banorët e thërrasin Liki, quhet Arlinda Morina.
Në këtë listë bën pjesë edhe ish-banorja nga Bjellorusia, Olechka, emri i vërtetë i së cilës është Olga Grigorieva.
Por, një tjetër banore është përfolur jo pak për emrin e saj të vërtetë.
Bëhet fjalë për grimeren e njohur, Edita Abazi.
Ndonëse prej vitesh publiku e njeh si Edita, emri i saj në dokumentet zyrtare është Qamile Abazi. Madje, dikur, përpara se të njihej si Edita, ajo njihej edhe me nofkën Qamki.
Po ju, sa prej këtyre emrave i dinit përpara se ta shihnit këtë video? /Prive By LS
View this post on Instagram


