Ribashkimi i Stupcave, një lajm që fillimisht erdhi nga Indeksonline, duket se nuk do të jetë vetëm një dhuratë për publikun në festat e fundvitit.
Treshja e famshme e humorit aktualisht është drejt finalizimit të negociatave për realizimin e një programi special festiv për Vitin e Ri.
Interesimi i televizioneve për të siguruar rikthimin e tyre në ekran është i madh, por ajo që mëson Prive By LS është se planet e Stupcave shkojnë shumë përtej një nate festive.
Vedati, Mensuri dhe Osmani po mendojnë për një rikthim më afatgjatë, pas një periudhe gjatë së cilës secili prej tyre ishte i angazhuar në projekte individuale.
Kjo është edhe arsyeja pse Osmani, i cili vazhdon të jetë në proces rikuperimi, e ka kaluar në plan të dytë serialin e tij “Me Gjylën”, duke i dhënë përparësi rikthimit të Stupcave.
Detajet e plota të rikthimit të tyre, i kuptoni në materialin më poshtë! /Prive By LS


