Ndonëse prej që u bë nënë të rralla janë postimet e Vesës nga jeta e saj private, këtë herë ajo ka bërë një përjashtim mjaft të veçantë. Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen me një postim shumë të ngrohtë dhe familjar në llogarinë e saj në Instagram, duke i emocionuar ndjekësit.
Përmes një fotografie të publikuar në Instastory, Vesa ka ndarë një moment të adhurueshëm ku protagonist është bashkëshorti i saj, futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku. Në imazh, Mirlindi shfaqet tejet i qeshur dhe me një shikim plot adhurim pranë vajzës së tyre, Miresës, e cila erdhi në jetë në dhjetor të vitit të kaluar. Ky moment tregon anën më të butë dhe të dashur të sulmuesit, atë të një babai të përkushtuar.
Vesa ka etiketuar Mirlindin në postim, duke i shtuar një emoji zemër të bardhë. Për ta bërë këtë portret të ëmbël familjar edhe më të plotë, ajo ka zgjedhur të vendosë në sfond këngën me titull “Family Love” (Dashuri familjare), duke dëshmuar lumturinë dhe harmoninë e plotë që po përjetojnë si prindër të rinj.



